O’Connell: Vazhdon të jetë i rëndësishëm hetimi i vrasjes së Ivanoviqit

O’Connell: Vazhdon të jetë i rëndësishëm hetimi i vrasjes së Ivanoviqit

16 prill 2018 14:15

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se dje janë bërë tre muaj që nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, dhe ende s’ka asnjë rezultat.

“Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic. Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar O’Connell në Facebook, transmeton Koha.net.

Dyshimet më të shpeshta të shfaqura deri më tash, adresën për vrasjen e tij e qojnë në Serbi.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme