Haradinaj pret në takim homologun bullgar Borisov

Haradinaj pret në takim homologun bullgar Borisov

16 prill 2018 12:43

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim homologun e tij, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Borisov fillimisht është takuar me presidentin Hashim Thaçi. Ai tha se Kosova e Serbia e kanë obligim që të vazhdojnë dialogun, ngase BE nuk pranon shtetet që kanë probleme.

Në fund të takimit në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit bullgar Boyko Borisov, ky i fundit i tha presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se është i ftuar të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, që mbahet më 16-17 maj në Sofje në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme