Arbëri

Kosovarja kthehet nga Zvicra për të hapur biznes i cili sot numëron 420 punëtorë

Në rubrikën “Rrëfim jete” të emisionit “Jeta” të KTV-së, e ftuar ishte Drenusha Shala.

Ajo nga mosha 7 vjeçare së bashku me familjen është shpërngulur në Zvicër.

Në moshën 21 vjeçare, si studente, së bashku me dy koleget e saj para 6 vjetëve morën guximin që të nisin një biznes në Kosovë.

Si 21 vjeçare ishte duke punuar në një kompani të suksesshme, mirëpo rrezikoi dhe mori rrugën drejt Kosovës duke hapur kompaninë e shërbimeve telefonike “Baruti”.

“Baruti” sot numëron gjithsej 420 punëtorë dhe kryen shërbime telefonike për shtetet gjermanofolëse si Zvicra, Gjermania e Austria.

Për më shumë detaje rreth rrëfimit të saj e shumëçka tjetër, ndiqeni intervistën më poshtë.