Arbëri

Kryeministri bullgar arrin në Kosovë, nis takimi me presidentin Thaçi

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov tashmë ka arritur në Kosovë. Tashmë ka nisur takimi me të i presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Momentalisht ata janë duke mbajtur konferencë për shtyp.

Borissov gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj si dhe të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeministri bullgar, Borissov, ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, për të qëndruar në një vizitë zyrtare në Prishtinë gjatë ditës së sotme.