Fjala përshëndet sulmet mbi Siri, thotë se duhej të ndodhnin që më 2012

Fjala përshëndet sulmet mbi Siri, thotë se duhej të ndodhnin që më 2012

14 prill 2018 10:14

Partia “Fjala” thotë se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian.

“Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian. Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë”, thuhet në reagimin e partisë Fjala.

“Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzojë lirinë sikur popujt tjerë në botë”, thuhet më tej në këtë reagim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme