Arbëri

Tahiri: Kodi i ri Penal është gati

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka prezantuar Kodin i ri Penal, me ç’rast ka thënë se hartimi i këtij kodi ka qenë proces transparent dhe demokratik.

Tahiri tha se ky draft me të gjitha analizat që i janë bërë paraqet draftin e konsoliduar. Sipas tij, ky kod i ri do t’iu mundësojë gjyqtarëve të jenë të pamëshirshëm në ushtrimin e punës së tyre.

Ai bëri të ditur se nesër Kodi do të jetë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të procedohet në Kuvend.