Kryeministri insiston se AKS-ja themelohet bazuar në Kushtetutë

11 prill 2018 19:01

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Asociacioni i komunave serbe do të formohet, duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Haradinaj, Qeveria e ka formuar ekipin për hartimin e statutit të AKS-së, i cili do të raportojë çdo muaj në Bruksel, raporton KTV.

Paralajmërimin e Listës Serbe se do të themelojnë Asociacionin njëanshëm më 20 prill, e ka quajtur pa peshë juridike.

Edhe një herë tjetër kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet në bazë të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për hartimin e statutit të Asociacionit, tha se do raportohet çdo muaj në Bruksel dhe se i njëjti do të dërgohet për vlerësim në Kushtetuese.

Pa peshë juridike e ka quajtur kërcënimin e Listës Serbe se do ta formojnë njëanshëm Asociacionin e Komunave Serbe më 20 prill.

Pas skandalit të dëbimin të shtetasve turq nga Kosova dhe shkarkimit të Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, i pari i ekzekutivit ka thënë se po presin propozimin e presidentit Thaçi për të emëruar drejtorin e ri të Inteligjencës.

Haradinaj shtoi se janë duke pritur nga partneri i koalicionit AKR-ja, që ta japë emrin e ri për ministër të Brendshëm, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme