Arbëri

Deri më 15 prill, në Shqipëri e Kosovë temperaturat 3 gradë më të larta se normalja

Temperaturat mesatare ditore në Shqipëri të jenë mesatarisht 3°C mbi vlerat normale mujore të prillit, më e theksuar kjo anomali në zonat lindore dhe kryesisht gjatë periudhës 7 – 15 prill 2018.

Ndërsa 10-ditshi i fundit i muajit prill sjell temperatura shumë pranë vlerave normale mujore.

Edhe Kosova, gjatë së njëjtës periudhë pritet të shënojë temperatura mesatare ditore 3 – 4°C mbi normalet mujore të prillit ndërsa java e fundit e prillit sjell vlera tipike të prillit.