Arbëri

Vazhdon aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”

Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, sot do të realizojë aksionin e radhës në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën 2017”.

Numër i madh i vullnetarëve të “Let’s Do It Kosova”, do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë Komuniteteve.

Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.

Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimi e zonës së kampit.