Arbëri

1 mijë policë ‘blinduan’ Tiranën, nuk do të ketë ndërhyrje

Mbi 1 mijë forca policore, 'blinduan' kryeqytetin për mbarëvajtjen e protestës se opozitës.

Përvec efektivëve të komisariateve që ishin prezent përgjatë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit ', në gatishmëri ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në terren u panë edhe forcat RENEA, të cilët ishin dislokuar në tarracat e godinave të institucioneve përgjatë bulevardit duke vëzhguar situatën nga lartësia, transmeton tch.

Prani të shtuar policore ka patur edhe në akset nacionale drejt kryeqytetit për shkak të mjeteve të shumta, kryesisht autobuzë që erdhën në Tiranë. Mes turmës së protestuesve, kishte edhe agjentë civilë. 


Disa incidente të vogla nuk munguan. Por kjo nuk cënoi mbarëvajtjen e protestës e cila ishte e qetë dhe pa tensione.

Ashtu siç paralajmëroi Top Channel, policia ishte mobilizuar për një protestë të gjatë nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative por edhe referuar kërkesës së Partisë Demokratike, e cila kishte lënë të pa pëcaktuar, orarin e përfundimit të tubimit. 

Megjithëse leja e mitingut është tejkaluar, policia tha se nuk do të ketë ndërhyrje dhe protesta do të lejohet të vazhdojë.