Arbëri

Vllasi: Pata thirrje telefonike nga Rusia pas sulmit

Avokati Azem Vllasi thotë se pas sulmit që u bë ndaj tij kishte pranuar dy thirrje në “Viber”.

Vllasi thotë të ketë provuar t’i thërriste më pas, mirëpo nuk i ishin lajmëruar.

E çuditshme thotë avokati ishte hyrja e numrit e cila sipas tij i përket Rusisë.

"Të nesërmen i shoh dy thirrje në wiber me kodin e Rusisë. I thirra por nuk u përgjigjen. A ka këqyr dikush të vërtetojë a u krye puna për t’i qitur paratë diku", ka thënë Vllasi për “Rubikon” të KTV-së .

Vllasi thotë se ishte viktimë e një sulmi politik, ndonëse thekson se në listë ishte kah fundi.