Arbëri

Hoxha: Para Ligjit, të gjithë të barabartë

Descriptive Text

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë të martën se ministria që ajo drejton ka ndërmarrë një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit të sundimit të ligjit dhe se është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit në rritjen e efikasitetit, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ajo gjatë një vizite që i bëri Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, u prit nga rektori Shaban Buza, dekanët dhe studentët e këtij universiteti, me ç ‘rast theksoi se është e angazhuar maksimalisht për fuqizimin e sundimit të ligjit, si prioriteti thelbësor i shtetit tonë dhe proceseve euro-integruese.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit të sundimit të ligjit. Jo vetëm me rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit, por edhe ndryshimet dhe hartimin e ligjeve që luftojnë krimin e organizuar, konfliktin e interesit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe fuqizimin e gjyqësorit”, ka thënë Hoxha.

Duke përkujtuar rolin e madh të studentëve në shoqëri, Hoxha u ka bërë thirrje atyre që të reagojnë në raste kur nuk respektohet ligji, duke theksuar se për barazinë para ligjit dhe të drejtat të barabarta në trashëgimi duhet bërë më shumë për sensibilizimin e kësaj çështje e cila fuqizon gruan dhe familje.

Ndërsa rektori Shaban Buza, duke theksuar se sundimi i ligjit është prioritet edhe i këtij institucioni superior dhe akademik, duke theksuar se ndihet krenare që shtatëdhjetepesë për qind e studentëve janë femra.

Në bashkëbisedim me studentët, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit në rritjen e efikasitetit, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.