Arbëri

Vulin: Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por s’e ka përfunduar

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka tërhequr vërejtjen se kritika e Ramush Haradinajt për Brukselin është kërcënim për paqen e dialogun e në radhë të parë për serbët në Kosovë. Vulin me këtë rast e Haradinajn e ka quajtur terrorist, transmeton Koha.net

Haradinajt kishte thënë se nëse Bashkimi Europian nuk ka kapacitet ta ndihmojë Kosovën, atëherë do të duhej që atë ta kërkonte nga të tjerët, e nëse nuk e do ndihmën nga të tjerët, për këtë duhet ta njoftojë Prishtinën.

Vulin, i cili është në Moskë për aranzhime armatimi lidhur me këtë deklaratë, siç njofton tanjug, ka thënë:

"Terroristi i padënuar dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Meqë Haradinaj e ka akuzuar BE-në, më intereson të di nëse BE do të thërrasë që të dy palët të përmbahen sikur që rëndom kërkon kur Prishtina e sulmon Beogradin. Haradinaj me dhunë e me thirrje për dhunë mund ta rrezikojë paqen jo vetëm në hapësirën tonë. Deklarata e tij është kërcënim për paqe dhe dialogun e Brukselit e në radhë të parë për serbët në Kosovë".

Vulin ka thënë se Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por nuk e ka përfunduar.

"Por, derisa Serbinë e udhëheq Vuçiq dhe derisa ai është komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë, as Haradinaj dhe askush tjetër nuk do t’i përsërisë i padënuar ndjekjen e marsit, as Shtrëngatën dhe as Shkëndijën. BE më në fund ai duhet të thotë se deri kur do të durojë kërcimin për paqe që vjen nga Prishtina", ka thënë Vulin.