Arbëri

Vjet nuk u zgjidhen 460 raste të korrupsionit

Mbi 460 raste të pazgjidhura të korrupsionit kanë mbetur në sirtarët e Prokurorive të Kosovës vetëm gjatë vitit 2016, raporton KTV.

Madje, një rast i tillë ndodhet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës që nga viti 2002. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi evidentojnë se në mbi 60 për qind të rasteve të korrupsionit, aktakuzat dështojnë në gjykata, duke mos u mbrojtur nga prokurorët.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, ka kërkuar rezultate konkrete për luftimin e korrupsionit. Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kërkoi më shumë punë sepse lufta kundër korrupsionit nuk është e pamundur.