Arbëri

Krerët shtetërorë të bindur se kanë plotësuar kriteret për viza, vendimi në dorë të BE-së

Liberalizimi i vizave për kosovarët tani është në dorë të Bashkimit Evropian. 

Kjo, pasi liderët e vendit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit thanë se 95 kriteret janë përmbushur.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, kërkoi më shumë prokurorë në Prokurorinë Speciale, derisa ka folur për progresin në listën e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Për lëndët e korrupsionit kanë folur edhe kryesuesit e KGJK-së e KPK-së, ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se presin vlerësim të punës së bërë nga BE-ja.

Në këtë takim, që u mbajt në Qeverinë e Kosovës, dy herë u ndërpre energjia elektrike, fillimisht sa ishte duke folur presidenti Thaçi, e më pas edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.