Përmbyllet Kosovo Learning Summit 2018 Artikull i sponsorizuar

Përmbyllet Kosovo Learning Summit 2018

03 prill 2018 15:45

Përmbyllet samiti dy-ditor për zhvillim profesional të mësimdhënësve, që u mbajt këtë të shtunë dhe të diele, më 31 mars dhe 1 prill. Rreth 200 mësimdhënës patën mundësinë të ndjekin fjalime inspiruese, prezantime dhe seminare nga akademikë nga e gjithë bota.

Image

Shpërndarja e roleve udhëheqëse dhe vendimmarrëse është kyçe për ndryshim pozitiv dhe të qëndrueshëm në shkollat e Kosovës. Ky ishte njëri ndër mesazhet për mësimdhënësit gjatë ditës së dytë të konferencës internacionale të organizuar nga American School of Kosova ‘Kosovo Learning Summit’.

Robyn Hansen, njëra ndër folëset kryesore të këtij samiti, theksoi lartë rolin e punës kolektive, motivimin, mësimin nga njëri tjetri dhe fuqizimin e komunitetit përreth. Duke implementuar modelin e shpërndarjes së përgjegjësive dhe roleve kyçe, znj. Hansen shtoi se kultura e shkollës do të transformohej pozitivisht. Mësimdhënësit nga vendi, që ishin prezent në këtë samit, patën gjithashtu rastin, që së bashku me znj. Hansen të krijojnë plane preliminare të këtij modeli për shkollën e tyre dhe u inkurajuan që t’a ndajnë me kolegët e tyre dhe t’a shtyjnë implementimin e saj.

Image

Disa nga temat tjera të diskutuara gjatë këtij samiti dy-ditor ishin edhe adaptimi ndaj ndryshimeve, integrimi i teknologjisë, ngritja e vetëdijes kundër ngacmimit në mes moshatarëve në shkollë dhe ndërtimi i shprehisë së të pyeturit tek nxënësit.

Ky samit bëri bashkë shumë mësimdhënës frymëzues nga e gjithë bota, që të ndërtojnë bashkëpunim me mësimdhënësit nga vendi, të diskutojnë dhe të shkëmbejnë idetë, metodat dhe praktikat më të mira të mësimdhënies.

Mësimdhënësit nga të gjitha shkollat publike dhe private të Kosovës patën gjithashtu mundësi të zgjedhin që të jenë pjesë e dy seminareve nga 19 që ofroheshin në tema të ndryshme. Të gjitha seminaret dhe prezantimet e përgatitura kishin qëllim kryesor të zhvillonin të menduarit e hapur tek mësuesit, gjë që do ua mundësonte atyre që së bashku me nxënësit të bënim ndryshime të mëdha.

Kosovo Learning Summit është konferencë dy-ditore për zhvillim profesional, inicuar nga American School of Kosova, më 2017. Qëllimi kryesor i këtij organizimi është të iu ofrojë të gjithë mësimdhënësve të Kosovës, një konferencë internacionale dhe mbi të gjitha, të nxisë bashkëpunimin në mes shkollave publike dhe atyre private. Kosovo Learning Summit është mundësuar nga Ministria e Shkencës Arsimit dhe Teknologjisë, Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Swiss Diamond Hotel.

Image

*Artikull i sponsorizuar nga American School of Kosova

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme