Arbëri

Shqipëria po vazhdon të krijojë bllokada ndaj prodhuesve kosovarë

Shaqir Palushi ka dhjetë vjet që eksporton prodhimet e tij në Shqipëri.

Por, me gjithë eksportin e vazhdueshëm, kompania që ai e drejton vazhdon të përballet me pengesa të shumta nga autoritetet shqiptare, raporton KTV.

Madje, me këso mosbesimi, thotë se nuk po has gjatë eksportit në vendet e BE-së.

Thotë të jetë ankuar disa herë, por askush nuk po ia merr për bazë.

Shoqatat e biznesit thonë se dy vendet po bëjnë më shumë politikë e më pak punë për heqjen e barrierave.

Të dhënat e Doganës së Kosovës flasin për rritje të eksporteve të produkteve kosovare në tregun shqiptar.

Nga 29 milionë të eksportuara në vitin 2015, vlera e eksporteve më 2017 arriti në 53.2 milionë.

Ndërsa, vetëm vitin e kaluar Kosova ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 147.8 milionë euro.

Dy qeveritë ka disa herë që janë takuar dhe një nga temat e diskutimit ka qenë heqja e këtyre pengesave, por me gjithë premtimet dhe deklarimet publike, gjërat shumë pak kanë ndryshuar.

Madje, për shkak të këtyre problemeve, dyja vendet aplikuan edhe bllokadë në produkte të ndryshme disa herë.