Arbëri

Avdyli - Haradinajt: Kur fle me gjarprin në një fole ai të kafshon, kur zgjohesh mendon se ishte ëndërr

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai i ka thënë Haradinajt që vazhdojë gjumin e thellë, ndërsa thotë se kur fle me një fole me gjarprin ai të kafshon edhe kur je në gjumë, e të duket se ende je në ëndërr, transmeton Koha.net.

“Kur fle me gjarprin në një fole, ai të kafshon edhe atëherë kur je në gjumë. Atëherë edhe kur se pret. E kur je në gjumë të thellë, akoma mendon që kafshimi i tij ishte vetëm ëndërr. Derisa të mendon që ishte ëndërr e keqe, helmi i tij ka për të vepruar gjatë gjumit aq shumë sa më kur të zgjohesh s’ke për t’i vyer askujt. Flejë flejë”, ka shkruar ai.

Image