Arbëri

Thaçi e Haradinaj nuk deklarohen rreth komenteve të Erdoganit

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë dashur të deklarohen lidhur me zhvillimet e fundit dhe deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka falënderuar Thaçin për arrestimin e gjashtë gylenistëve, ndërsa për Haradinajn ka thënë se është turp se si ka vepruar.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka organizuar pritjen solemne për nder të Pashkëve, ku ka thënë se mbrëmë ka folur krejt çfarë ka pasur për të thënë, duke mos dashur të përsëris të njëjtat fjalë, derisa ka uruar që të vazhdojë festa. Ai tha se kjo festë është një festë e gëzimit dhe e haresë ku kremtohet ringjallja e Krishtit, transmeton KP. 

Derisa dje i ka goditur zyrtarët e vendit që i kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, duke pohuar se “këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”, Imzot Dodë Gjergji nuk deshi të komentojë zhvillimet e fundit, pas arrestimit të gjashtë gylenistëve në Kosovë.

"Festa e Pashkëve është një festë e gëzimit dhe e haresë se ne kremtojmë ringjalljen e Krishtit. Për krishtlindje i kam paraprirë fjalët e mesnatës, ndërsa mbrëmë i kam thënë fjalët kështu që nuk kam nevojë që të përsëritëm, gëzuar", tha ai.

Ndërsa krerët e shtetit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj nuk kanë dashur të deklarohen rreth kërcënimeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, derisa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nuk ishte i pranishëm.