Arbëri

UP-ja e kënaqur me sistemin elektronik për mbikëqyrjen e vijueshmërisë së profesorëve dhe studentëve

Ligjëruesit në Universitetin e Prishtinës janë pajisur me kartela elektronike.

Secili profesor, kur të shkojë në ligjërata, fillimisht do të evidentojë praninë e tij përmes këtij sistemi elektronik, raporton KTV.

Kjo është mirëpritur nga mësimdhënësit, të cilët besojnë se kjo gjë do të ndikojë në cilësi.

Pilot-projekti i sistemit elektronik për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së procesit mësimor ka nisur të zbatohet që nga muaji shkurt.

Njohësit e çështjeve të arsimit, në anën tjetër, e shohin pozitive këtë mënyrë të monitorimit.

Por presin që një mekanizëm i tillë të ndikojë në ngritjen e prezencës së profesorëve dhe ndëshkimin e tyre në rast se mungojnë në ligjërata.

Përmes këtij sistemi elektronik, synohet të mbikëqyret edhe pjesëmarrja e studentëve në ligjërata.

Fillimisht sistemi është duke u testuar vetëm në vitet e para në fakultetet e UP-së.