Arbëri

Kontrolli i derivateve të naftës pritet t’i kthehet MTI-së, naftëtarët kundër

Me gjithë dështimet, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka në plan të rikthejë sërish kontrollin e derivateve të naftës nën menaxhimin e saj.

Kjo ministri është duke ndryshuar udhëzimin administrativ, përmes të cilit kontrolli i arit të zi të hiqet nga përgjegjësia e doganës tek trupa inspektuese që funksionon në kuadër të kësaj ministrie.

I pari i saj arsyeton rikthimin e kësaj përgjegjësie, në mungesë të rezultateve nga dogana.

Mirëpo, me këtë plan nuk po pajtohet shoqata e derivateve të naftës.

Fadil Berjani nga kjo shoqatë thotë se trupat inspektuese janë të përfshirë në korrupsion.

Por, me argumente tjera është drejtuesi i njërit prej laboratorëve të akredituar për analizat e cilësisë së derivateve të naftës.

Thonë se situata nuk ka ndryshuar fare as kur kontrollin e cilësisë së saj e morën doganat, kështu që propozojnë një zgjidhje tjetër.

Ari i zi është produkti kryesor i importuar në vendin tonë.

I njëjti, vit pas viti, vetëm ka shënuar rritje, por vazhdon të keqpërdoret dhe i cili mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit.