Arbëri

Erdogan falënderon Thaçin për “gylenistët”, thotë se ky s’do të jetë aksioni i fundit

Descriptive Text

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje, në fjalimin e tij kishte falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për aksionin me të cilin u arrestuan dhe u deportuan shumë shpejt gjashtë shtetas turq të lidhur me lëvizjen gyleniste.

Siç raporton Anadolu Agency, Erdogan kishte thënë se oeracioni nuk ka qenë as i pari, e as nuk do të jetë i fundit.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'Turp'. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ata e bënë detyrën e tyre”, citon AA presidentin Erdogan.

“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdogan.