Arbëri

Thaçi kujton 1 prillin e ’99-tës në Lubeniq, thotë se liria s’do jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që bënë krim

Descriptive Text

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se kjo ngjarje ishte mizore, dhe ka kujtuar të gjithë civilët e pafajshëm që vdiqën atë ditë.

“Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë”, ka shkruar Thaçi.

“Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve”, ka përfunduar Thaçi në një shkrim të adresuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.