Arbëri

Pacolli ia lë Bahtirit partinë kur ai mungon

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot e ka autorizuar zëvendësin e tij dhe njëherësh kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të merret me udhëheqjen e partisë.

Portali Veriu.info ka siguruar autorizimin e Behgjet Pacollit, të cilin e ka nënshkruar sot, me ç’rast i ka deleguar gjitha kompetencat e partisë Agim Bahtirit, në rastet kur ai gjendet jashtë vendit.

“Autorizim më të cilin zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri, autorizohet që të më zëvendësoj gjatë mungesës time në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Ndryshe, ky autorizim vjen pas zhvillimeve dramatike të kësaj jave, të cilat filluan me arrestimin e Marko Gjuriqit të hënën në Mitrovicën e veriut nga Policia e Kosovës, arrestimit dhe deportimin e djeshëm të gjashtë ‘gylenistëve’ të kërkuar nga Turqia dhe kërkesën e sotme të kryeministrit Haradinaj që të jep dorëheqje ministri i MPB-së, Flamur Sefaj që vjen nga radhët e AKR-së, sot

Behgjet Pacolli, është zëvendëskryeministër dhe ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku një pjesë të madhe të kohës qëndron jashtë vendit.

Kujtojmë së Agim Bahtiri ka një afërsi të madhe me Albin Kurtin, pasi që në Mitrovicë bashkëqeverisin AKR dhe VV.

Image