Arbëri

Momenti i arrestimit të tre gylenistëve në Gjakovë

Gjashtë gylenistë janë arrestuar dje në Kosovë dhe besohet se janë deportuar në Turqi.

Në një video të shkurtër të cilën e ka siguruar KTV-ja shihet momenti i arrestimit të tre prej gylenistëve në Gjakovë.

Të arrestuar kanë qenë drejtori i përgjithshëm i Shkollës "Mehmet Akif" në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarët Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana dhe gjithashtu mjeku Osman Karakaja.