Arbëri

Krejt çfarë ndodhi sot në takimin e Listës Serbe për Asociacionin e Komunave

Rreth 3 javë kohë i janë dhënë qeverisë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton KTV.

Nëse kjo nuk ndodh, Lista Serbe ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë vet, ndërsa nga takimi i tyre, i mbajtur në Mitrovicë të Veriut, është kërkuar edhe dorëheqja e një ministri kosovar dhe drejtorit të Policisë së Kosovës.

Ndryshe nga fillimi i javës, gjatë kësaj dite nuk ka pasur tensione në këtë vend, ndërsa pas takimit, një karikator automatiku është hasur nga qytetarët, jo fort larg vendit ku u mbajt takimi.