Arbëri

Sonte në Rubikon i ftuar Ramush Haradinaj

Sonte në emisionin “Rubikon” të KTV-së, do të jetë i ftuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili do të flasë për zhvillimet e fundit pas arrestimit të Marko Gjuriqit.

Çka ndodhi në veri me arrestimin e Gjuriqit? A mund të evitohej një situatë e tillë? Çka me vendimin e Listës Serbe që të dalë nga qeveria e Kosovës? A rrezikon që vendi të shkoj në zgjedhje? Cka me qëndrimet e subjekteve shqiptare dhe mundësinë e rënies së qeverisë Haradinaj?

Për këto dhe shumë çështje tjera, sonte ekskluzivisht në Rubikon përgjigjet shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj. Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.