Arbëri

Mogherini në takim me Vuçiqin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini ka arritur në Beograd.

Ajo aktualisht është në takim me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq dhe ata po bisedojnë për të ardhmen e dialogut Beograd – Prishtinë, njofton N1, transmeton Koha.net.

Është paralajmëruar se pas takimit do të ketë kumtesë.

Vizita e Mogherinit në Beograd po zhvillohet një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë, i cili pas marrjes në pyetje u deportua po dje në Serbi.