Rakiq: Lista Serbe del nga qeveria

Rakiq: Lista Serbe del nga qeveria

27 mars 2018 12:53

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se më serbët nuk do të jenë pjesë e qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se qeveria në Prishtinë më nuk do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe se “shqiptarët tash do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve”.

Këto deklarata Rakiq i dha të martën në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.

“Jemi dëshmitar që pas ngjarjeve të djeshme të Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tone. Dje kam thënë se arsyeja për sulmin e policisë në veri ishte e kot. Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, ka thënë ai raporton KTV.

Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës ka thënë se vendimi për dalje nga qeveria ka përkrahjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Atë që dua të theksoj pse sollëm këtë vendim jo vetëm ngase ajo dje ishte pika e fundit e kupës por e keni parë edhe vet se kur dikush arreston kriminelë apo vrasës nuk e bënë siç ndodhi dje. Aty ishin përfaqësues legalë të serbëve që flisnin se si të zgjidhim problemet në të ardhmen me kosovarët”, ka thënë Jevtiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme