Arbëri

Pacolli uron përvjetorin e 197-të të pavarësisë së Greqisë, u bënë thirrje ta njohin Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin grek me rastin e përvjetorit të 197-të të Pavarësisë.

Ka thënë se Kosova e Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demokratike, prandaj u ka bërë thirrje institucioneve të këtij vendi, ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Sot, Greqia po feston përvjetorin e 197-të të Pavarësisë.

Popullit grek dhe përfaqësuesve të Institucioneve i dëshiroj urimet më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie.

Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demoratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik.

Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran. Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së.