Arbëri

Hoti: Pranvera e dhimbshme në Rahovec

Foto: Reuters

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke përkujtuar masakrat e kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Rahovec, ka thënë se ditët e pranverës janë të dhimbshme për shumë familje në këtë qytet.

“Ditët e para të pranverës janë të dhimbshme për shumë familje të Rahovecit. Sot përkujtohen të rënët në Fortese e Celinë, e në ditët e ardhshme në Krushe, me vonë në Pastasel e plot fshatra të tjera. Këto dite jemi të gjithë me familjet e këtyre të rendeve për të ndarë dhimbjen me ta. Ju qofte i lehtë dheu”, ka shkruar ai në Facebook.