Arbëri

Moti në Shqipëri

Edhe gjatë ditës së sotme, moti në Shqipëri do të jetë i ftohtë dhe me reshje shiu. Nuk përjashtohen edhe reshjet e dëborës në vendet malore.

Sipas Meteoalb, e diela në pjesën e parë të saj, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të pakta në zona të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës, kryesisht mbrëmja sjellin fuqizim të përkohshëm të reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3°C në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke ngjitur maksimumin në rang vendi, mbi 17°C.