Arbëri

Të verbrit protestojnë para Qeverisë për diskriminimet në punësim në sektorin publik

31-vjeçari Betim Bregovina ka përfunduar fakultetin dhe studimet master për Psikologji.

Në të dy nivelet e studimit notën mesatare e ka pasur mbi 9.0, por kjo nuk po mjafton që ai të ketë një vend pune, raporton KTV.

Bregovica ka thënë se ata nuk po diskriminohen vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik.

E njëjta situatë vlen edhe për Jusuf Fazliun, i cili ka studiuar sociologji dhe integrime evropiane.

Babai i tij thotë se pavarësisht moshës madhore që ka, po i duhet t’i qëndrojë pranë pasi në mungesë të punës, nuk ka pavarësi në jetë.

Sipas Ligjit për Persona me Nevoja të Veçanta, çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me aftësi të veçantë në çdo të pesëdhjetin punëtor.

Vetëm 3 persona janë të punësuar nga gjithsej 45 të kualifikuar me studime bachelor dhe master.

Derisa janë shpërndarë të qetë, ata kanë thënë se nëse kërkesat e tyre nuk zbatohen, si hap i radhës do të jetë greva.