Arbëri

Haradinaj thotë se kundërshtimet e demarkacionit nuk i bënte për votë por për territor

Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se është habitur se si Lëvizja Vetëvendosje kur ishin tendencat për ta relativizuar raportin Bulliqi heshtte, ndërsa kundërshtonte demarkacionin vetëm sa për identifikim.

“Te Vetëvendosja jam habitë se kur kish tendenca me relativizu, aty shihet mos sinqeriteti i disave që po kundërshtojnë që nuk e kanë për shkak të territorit, po e kanë veç për identifikim të kundërshtimit. Kur ishte tendenca për me relativizu raportin Bulliqi, nuk reagojshin”, tha Haradinaj në rtv21.

Kryeministri tha se kundërshtimet që i bënte për demarkacionin më parë nuk i ka bërë për votë, por për territor.

“Unë po i shoh kundërshtimet edhe në Parlament dhe diku tjetër, janë plot prej këtyre njerëzve që nuk i kanë kundërshtimet e vërteta, janë kundërshtime fallco. Disa prej tyre nuk po gjejnë mënyrë tjetër me u identifiku, me fitua votë pos kësaj. Unë se kam bërë atëherë për votë, se kom sot, e kom për territor dhe territorin poashtu nuk e dua në dëm të njerëzve. Një shprehje e popullit thotë, i kujt është vendi, vendi është i njerëzve”, theksoi ai.

Haradinaj tha se marrëveshja e arritur me Malin e Zi për korrigjim nuk ka përse të shkaktojë konflikt.

“I kemi treguar drejtimet se kah. E kemi votuar na si Kosovë, kemi votuar 80 vetë në atë Parlament, e kanë votuar edhe raportin e komisionit Bulliqi. Kemi bazën për korrigjim nëse dojmë”, përfundoi Haradinaj.