Arbëri

Më së largu pas 9 muajsh liberalizohen vizat, thotë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ndodhur me Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj thotë se vendimi final për liberalizim vizash, do të merret më së largu pas 9 muajsh.

“Liberalizimi ka ndodhur pardje. Pjesa e mbetur do të kryhen. Më vjen keq që shkoi kaq gjatë, por liberalizimi ka ndodh. Kthesa e liberalizimit ka ndodhur pardje. Do vazhdojmë t’i furnizojmë institucionet e BE-së. Koha minimale që kish mujt Kosova me marrë të drejtën për me qarkullu lirshëm është 3 muaj, por jo reale, kohë reale janë 6 muaj e maksimumi deri në 9 muaj”, tha ai për rtv21.