Arbëri

Daçiq: Me bomba na e morën Kosovën e tash kërkojnë edhe ta njohim pavarësinë e saj

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se vendet perëndimore presin që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës e këtë ai e ka vlerësuar si pafytyrësi e poshtërim, transmeton Koha.net.

"Me bomba e kanë shkëputur Kosovën nga Serbia e tani na thonë se ky është rrëfim i përfunduar", citon “veçernje novosti: të ketë thënë Daçiq.

I pyetur nëse qendrat e vendosje në Londër, Washington, Paris e Berlin para Vuçqit kanë dalë me ofertën që Serbia jo formalisht ta njohë pavarësinë e Kosovës, e Asociacioni i Komunave serbe është ajo që më së shumti mund të fitojë në Kosovë, Daçiq është përgjigjur se “Perëndimi e ka mashtruar Serbinë gjatë gjithë këtyre viteve dhe se vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga ne është ajo që i intereson Perëndimit”.

"Sa mirë që u kujtuan, ne ta njohim Kosovën e ata me zemërgjerësi të na e japin AKS-në të cilin nuk po mund ta formojnë tash e pesë vet... Për pesë vjet ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, e Perëndimi nuk është në gjendje ta shtyjnë Thaçin dhe shokët të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit të cilën e kanë nënshkruar", ka vlerësuar Daçiq.

Ai e këtë e ka quajtur pafytyrësi të Perëndimit.

"Mendoj se kjo është pafytyrësi kulmore dhe se shteti ynë nuk mund ta pranojë këtë poshtërim”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjidhja ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet gjetur me kompromis e jo me imponimin e qëndrimit se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.