Arbëri

Përfundimisht përcaktuam vijat kufitare, thotë Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e ka quajtur një sukses të madh, ndërsa pret që tani KE dhe BE ta kryejnë punën e tyre sa më shpejtë.

“Është një suksesi i madh i Kosovës, pasi i përcaktuam përfundimisht vijat kufitare të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa për televizionin publik.

Duke i uruar qytetarët për këtë vendimin të rëndësishëm, ai tha se “shpresoj se tani Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian do ta bëjnë punën e tyre sa më shpejtë”.