Arbëri

Limaj: BE-ja ta përmbushë premtimin për liberalizim të vizave

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, tani është detyrë e Bashkimit Evropian që të mbajë premtimin për liberalizim të vizave për kosovarët.

“Kosova e kreu detyrën e saj. Presim që edhe Bashkimi Europian ta përmbushë premtimin e vet dhe përfundimisht t’ia heqë izolimin e padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Sot Kuvendi i Kosovës me 80 vota pro ratifikoi pas tre vjetësh marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.