Dialogu treditor Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka përparim Foto: Koha

Dialogu treditor Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka përparim

21 mars 2018 14:19

Komisioni Europian njoftoi sot se nuk ka pasur përparim në dialogun treditor në Bruksel, ndërmjet Prishtinës e Beogradit, transmeton Koha.net.

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të dy palëve që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, meqë përparimi në normalizimin e marrëdhënieve përbën elementin vendimtar në rrugën europiane të tyre, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse Bashkimit Europian.

Delegacionet e Kosovës e të Serbisë i kanë udhëhequr shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Avni Arifi, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ata kanë biseduar për zbatimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, energjinë, për Urën mbi Ibër në Mitrovicë dhe lëvizjen e lirë, transmeton Koha.net.

Brukseli nuk ka bërë të ditur se kur do të zhvillohen bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme