Zyra e Kosovës në Beograd: Prefiksi 381 nuk është hequr nga përdorimi Foto: Koha / ilustrim

Zyra e Kosovës në Beograd: Prefiksi 381 nuk është hequr nga përdorimi

20 mars 2018 23:16

Në një deklaratë me shkrim, zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Dushan Kozarev ka thënë se nuk është vërtetë se më 24 mars do të largohet nga përdorimi prefiksi 381 dhe do të vihet në përdorim ai 383, transmeton Koha.net.

"Prishtina, si gjithnjë, qëllimisht dhe gabimisht interpreton marrëveshjen e telekomunikacionit dhe kështu përpiqet të krijojë huti dhe pakënaqësi te popullata serbe në Kosovë”, ka thënë në deklaratën e vet Kozarev të cilën e përcjell n1.

Sipas deklaratës, ekziston plani i qartë veprues në të cilin është përcaktuar çfarë dhe kur do të ndodhë në kontekstin e telekomunikacionit. Për serbët në Kosovë asgjë nuk do të ndryshojë në telefoninë mobile dhe në atë fikse, përfundon deklarata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme