Kronikë e KTV-së për procesin e sotëm gjyqësor ndaj imam Krasniqit

Kronikë e KTV-së për procesin e sotëm gjyqësor ndaj imam Krasniqit

20 mars 2018 19:21

Të premten, do të merret vendimi i Gjykatës për akuzat që rëndojnë mbi ish-imamin Shefqet Krasniqi, raporton KTV.

Prokuroria Speciale, në seancën e fjalës përfundimtare, ka kërkuar dënimin e tij, e Krasniqi ka mohuar në tërësi akuzat, dukë thënë se është i pastër si loti.


Pak më shumë se një vit pasi i ishte ngritur aktakuza, gjykimi i Shefqet Krasniqit ka mbërritur në pikën e fundit.

Këtë të marte, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, kërkoi nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës dënimin e Krasniqit për tri veprat që i ngarkohen.

Por avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, tha se prokuroria nuk ka ofruar prova bindëse për të vërtetuar fajësinë e tij.

“Një ditë të veçantë” e ka quajtur këtë i akuzuari Krasniqi, por nuk ka arritur të përfundojë fjalinë e tij, pasi u ndërpre nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.

Krasniqi, i bindur në pafajësinë e tij, akuzat i quajti të pabaza e një gjë të tillë, sipas tij, e di edhe prokuroria.

Ndaj imamit Krasniqi rëndojnë akuzat për shtytje në kryerje të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi, derisa vendimi i gjykatës për to do të jepet të premten.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme