Arbëri

Delawie u bën thirrje deputetëve ta votojnë sot demarkacionin

Ndërsa për sot në orën 16:00, Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar një seancë në të cilën do të votohet për demarkacionin me Malin e Zi, ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje deputetëve që ta miratojnë këtë dokument i cili po mban peng rrugëtimin e Kosovës drejtë integrimeve euroatlantike, mbi të gjitha liberalizimin e vizave që po e mban të izoluar Kosovën.

Në postimin e tij në Twitter, Delawie shkruan se “raporti i KDI-së tregon se rinia e Kosovës dëshiron progres në papunësi dhe liberalizim vizash”.

“Deputetët e Kosovës duhet të kalojnë demarkacionin kufitar tani dhe të tregojnë se po i dëgjojnë këto brenga serioze”, ka shkruar ai në Twitter, raporton Koha.net.

Ndërkaq, këtë postim, Ambasadori Amerikan e ka ilustruar me punimin e karikaturistit të “Kohës Ditore”, Jeton Mikullovci – JEMI.