Arbëri

Haradinaj: Roli i USAID-it në zhvillimin ekonomik mbetet i pazëvendësueshëm

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim zëvendës asistenten e Administratorit të USAID-it, nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Washington, Gretchen Birkle.

Kryeministri theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe përkrahjen e fuqishme të USAID-it në ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Duke shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-së dhe të USAID-it, Haradinaj shprehu përkushtimin e plotë për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe bashkëpunimit.

Në takim, ku i pranishëm ishte drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, kryeministri falënderoi për përkrahjen që USAID-i ka dhënë në krijimin e një ambienti më të volitshëm për të bërit biznes.

Zëvendës asistentja e Administratorit të USAID-it, nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle, vlerësoi të arriturat e deritashme, bashkëpunimin me institucionet e vendit, si partner serioz në projekte konkrete, duke shtuar se USAID-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fusha të tjera në interes të vendit.