Arbëri

Haradinaj te Thaçi për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, aty ku u diskutua edhe për demarkacionin.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zyrtari i kryeministrisë së Kosovës, Halil Matoshi, i cili ka treguar për çështjet që u diskutua.

“Po takimi është i rregullt në vazhdën e bashkërendimit ndërinstitucional. Janë diskutuar të gjitha çështjet prioritare të Kosovës, pra edhe votimi i nesërm në Kuvend për ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për demarkimin e kufirit me Republikën e Malit të Zi”, tha Matoshi.

Kujtojmë, se nesër ditë e martë në orën 16:00, mbahet seanca ku pritet të votohet demarkacioni.