Arbëri

Surroi Marrëveshjen e Parisit e quan vepër kulmore me të cilën po zaptohet

Descriptive Text

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, sot në profilin e vet të Facebookut, ka përkujtuar 19 –vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit nënshkrues i të cilës ka qenë baskë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rexhep Qosjen, transmeton Koha.net.

Surroi këtë Marrëveshje e quan kontratë të parë të Kosovës me Perëndimin.

Pasi Marrëveshjen e cilëson vepër kulmore të vendit, ai shton se kjo vepër është shndërruar në shans për të zaptuar nga dita në ditë.

Ky është postimi i Surroit:

“Para 19 vjetësh, për herë të parë në historinë e Kosovës një kontratë me Perëndimin, kontratë për çlirimin e vendit. Një vepër kulmore e një populli, e shndërruar në shansë për të zap'uar ditë më ditë, vit pas viti”.