Kurti “harron” të larguarit, thotë se po fiton terren të PDK-së

Kurti “harron” të larguarit, thotë se po fiton terren të PDK-së

18 mars 2018 21:39

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, beson se lëvizja e tij po rritet, ani pse 12 deputetë të kësaj partie dhe shumë anëtarë të tjerë me ndikim kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Kurti ka thënë se po fiton ne terren të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka qenë në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

“Dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen Vetëvendosje. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë. Bashkë me deputetin Xhelal Sveçla ishim në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore ‘Migjeni’ në këtë fshat”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe: Thyerja e idesë për ndryshime

“Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, Koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, ju drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të Vetëvendosjes. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, ka thënë Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Leo19/03/2018 10:05

Bravo

Londra19/03/2018 10:16

Vv me e drejta me e Mira qe Lufton per te miren e vendit dhe te .qytetareve. Albin Kurti suksese je me I miri.

Shto koment

Të ngjashme