Arbëri

Abdixhiku tregon se nënshkroi rekomandimin që ua zvogëlon pagat menaxhmentit të Trustit

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i prin Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka treguar se ka nënshkruar sot rekomandimin e këtij Komisioni parlamentar që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%.

Kësisoj, pagat e këtij institucioni i nivelizon me ato të Bankës Qendrore.

“I falënderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim. Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë”, ka thënë Abdixhiku, teksa ka shtuar se me kaq puna e këtij Komisioni nuk mjafton.

“Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend - për të gjithë pa përjashtim”, ka thënë ai.

Image