Arbëri

Ministri Rikalo promovon verën kosovare në Gjermani

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, ku do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar nga mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin për media.

Pjesë e delegacionit të MBPZHR-së gjatë kësaj vizite është edhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi “ProWine2018” është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018.