​Thaçi e Vuçiqi javën e ardhshme takohen në Bruksel

​Thaçi e Vuçiqi javën e ardhshme takohen në Bruksel

16 mars 2018 20:32

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka njoftuar se javën e ardhshme do të takojë në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, takimi do të mbahet më 23 mars në kuadër të dialogut të lehtësuar, ku do të vlerësojnë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme