Arbëri

Të diplomuarve në disa drejtime të edukimit s’po u njihen diplomat jashtë vendit

Disa drejtime të fushës së edukimit të disa universiteteve publike të viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë mbetur të paakredituara dhe si rrjedhojë këto diploma nuk njihen jashtë vendit.

Përveç disa drejtimeve të fushës së edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, këtë problem e kanë edhe disa drejtime të Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” të regjistruara në këto gjenerata, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka kërkuar përgjigje edhe nga përfaqësues të universiteteve tjera publike nëse të diplomuarit e këtyre drejtimeve ballafaqohen me këtë problem, por ata e kanë mohuar një gjë të tillë.

Nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) kanë konfirmuar se disa studentë të universiteteve publike i janë drejtuar këtij institucioni për disa programe të paakredituara në vitin 2010, 2011 dhe 2012. Mirëpo nga AKA kanë theksuar se nuk mbajnë përgjegjësi nëse institucionet e arsimit të lartë bëjnë regjistrimin e studentëve në programe të paakredituara. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.